Njoftim mbi privatësinë
Çfarë mbledhim
Vetëm atë që na dërgon kur sugjeron një park (formulari i sugjerimit): emrin e parkut, qytetin, vendndodhjen, një foto dhe një shënim, nëse i shton. Emri dhe email-i yt janë opsionalë — vetëm nëse do kredit publik ose përgjigje.
Baza ligjore
Pëlqimi yt, i dhënë duke dërguar formularin — sipas Ligjit Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Ruajtja
Një sugjerim ruhet deri sa të shqyrtohet, dhe më pas si pjesë e historikut se si u shtua parku. Emrin dhe email-in tënd i fshijmë në çdo kohë me kërkesë.
Statistikat e vizitave
Numërojmë sa herë në ditë hapet secila faqe nga një person — vetëm një numër, që regjistrohet kur prek, klikon ose lëviz faqen. Nuk ruajmë IP, cookie, apo çfarëdo që të identifikon. Nuk përdorim asnjë mjet gjurmimi apo analize nga palë të treta.
Cookies
Vetëm cookie-t teknike të domosdoshme (mbrojtja CSRF e formularit). Asnjë cookie reklamash apo gjurmimi.
Kontakti dhe fshirja
Për pyetje ose për të fshirë të dhënat e tua: info@calisthenics.al.