Rregullat dhe nivelet
Rregullat
- Karta krijohet falas, me kërkesë të atletit, me mesazh në Instagram te @calisthenics.al.
- Çdo numër, për çdo ushtrim, kërkon një video të paprerë që tregon ushtrimin me formë të plotë dhe korrekte. Pa video, numri nuk shfaqet.
- Video me shpejtësi normale, me gjithë trupin në kuadër, nga anash ose diagonalisht, që të shihet forma.
- Rekordet personale mund t'i filmosh kudo: në park, në palestër ose në shtëpi, për sa kohë respekton rregullat.
- Filmo vetëm aty ku lejohet, pa shfaqur njerëz të tjerë pa lejen e tyre.
- Videoja nis me emrin tënd në Instagram, vendin dhe datën, të thëna me zë ose të shkruara në një letër që tregohet para kamerës.
- Formë e plotë: pull-ups nga varja me krahë drejt deri mjekra mbi hekur, pa lëkundje; dips deri shpatullat nën bërryla; muscle-ups pa lëkundje; mbajtjet numërohen vetëm në pozicion të plotë.
- Çdo video shihet para se të publikohet. Një numër pa formë të plotë refuzohet.
- Vendimin përfundimtar për çdo video e merr calisthenics.al. Videot e themeluesit janë publike dhe të paprera, që kushdo t'i kontrollojë.
- Nëse disa persona kërkojnë të njëjtin numër karte, ai i shkon të parit që dërgon videon e vlefshme. Të tjerët marrin numrat pasardhës. Numrat nuk ripërdoren.
- Duhet të jesh 16 vjeç e lart.
- Karta dhe videot publikohen me pëlqimin tënd: videon e ngarkojmë në YouTube dhe e lidhim me kartën. Mund të kërkosh heqjen në çdo kohë te info@calisthenics.al. Privatësia →
Kurorat
Kurorat janë më vete nga kartat. Karta tregon rekordet e tua personale, kudo që t'i kesh filmuar. Kurora e një parku numëron vetëm videot e filmuara në atë park.
- Kurora e një parku i takon numrit më të mirë të filmuar në atë park. Tani për tani kurora jepet vetëm për pull-ups.
- Burrat dhe gratë kanë kurorë më vete.
- Në barazim, kurorën e mban kush e filmoi i pari.
- Nuk ke nevojë ta kalosh rekordin: çdo video e vlefshme hyn në listën e parkut.
- Nuk të duhet kartë për të hyrë në listën e parkut ose për kurorën. Na thuaj si do të dalësh: emri në Instagram, inicialet ose emri i plotë.
- Nëse mbajtësi i kurorës kërkon heqjen e rekordit, kurora i kalon të radhës në listë.
Nivelet
Çdo ushtrim ka tabelën e vet. Niveli vjen nga numri më i mirë i filmuar, me të njëjtat rregulla. Një nivel i fituar mbetet përgjithmonë. Pragjet nuk ndryshojnë gjatë vitit.
Pull-ups
Burrat
- 1+ Fillestar
- 5+ Amator
- 10+ I avancuar
- 15+ Ekspert
- 20+ Elitë
- 30+ Legjendë
Gratë
- 1+ Fillestare
- 3+ Amatore
- 5+ E avancuar
- 8+ Eksperte
- 12+ Elitë
- 20+ Legjendë
Dips
Burrat
- 1+ Fillestar
- 10+ Amator
- 15+ I avancuar
- 20+ Ekspert
- 30+ Elitë
- 40+ Legjendë
Gratë
- 1+ Fillestare
- 3+ Amatore
- 8+ E avancuar
- 12+ Eksperte
- 18+ Elitë
- 30+ Legjendë
Muscle-ups
Burrat
- 1+ Fillestar
- 2+ Amator
- 4+ I avancuar
- 7+ Ekspert
- 10+ Elitë
- 15+ Legjendë
Gratë
- 1+ Fillestare
- 2+ Amatore
- 3+ E avancuar
- 5+ Eksperte
- 8+ Elitë
- 12+ Legjendë